Lista e gënjeshtrave dhe mjegullnajave që OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski i përhapin vetëm për të penguar përparimin e shtetit është e gjatë dhe e gjerë, thonë nga LSDM.
“Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë gënjyer se gjuha maqedonase do të bëhet dialekt bullgar, kanë gënjyer se do të ketë asimilim dhe bullgarizim me pranimin e propozimit evropian për fillimin e negociatave me BE-në.
Më parë ata gënjyen se do të ndërtoheshin apartamente dhe kampe për emigrantët dhe lajmet e rreme u përhapën edhe kur vendi, si e gjithë bota, po përballej me një krizë të paprecedentë shëndetësore.
Sot shohim marrëzi të reja nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM për gjoja ridefinimin e shtetit, me të cilat po tentojnë të futin ndarje të reja në shoqërinë maqedonase kushedi sa herë”, thonë nga LSDM.
The post LSDM: Ridefinimi i shtetit një gënjeshtër e re e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.