Nga partia në pushtet LSDM thonë se referendumin që e këkron Hristijan Mickoski është vetëm për përdorim të brendshëm në OBRM-PDUKM.

“Referendumin që e kërkon Hristijan Mickoski është vetëm për përdorim të brendshëm në OBRM-PDUKM dhe të shpëtojë karrigen e tij në Pallatin e Bardhë.

Mickoski për referendumin nuk ka mbështetje as të partnerit të koalicionit të ORBM-PDUKM, as te partitë tjera opozitare.

Kërkesa e tillë për referendum, për të cilin Mickoski nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm me qëllim të manipulimit të anëtarësisë në parti, pasi të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizimin e shtetit kanë dështuar. Mickoski është i vetmuar dhe i izoluar, partneri i tij i vetëm është “E Majta” proruse e udhëhequr nga Dimitar Apasiev”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Referendumin që e kërkon Mickoski është për përdorim të brendshëm në OBRM-PDUKM appeared first on Telegrafi.