LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë pengues të rrugës evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Komisioni Evropian vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë penguesit e rrugës evropiane dhe të reformave në vend.

“Raporti në mënyrë të qartë thekson se OBRM-PDUKM në mënyrë aktive e bllokon punën në Kuvend që ishte pengesë kryesore për zhvillim”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë në raport është vërtetuar nevoja që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe reformat për BE që në mënyrë të qartë bllokohen nga Mickoski dhe partia e tij.

“Bllokimi i OBRM-PDUKM-së është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit. Por, e pas obstruksioneve të opozitës, shteti vazhdon t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim. Bllokimet dhe obstruksionet e Mickoskit dhe partisë së tij duhet të mposhten për hirrë të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë pengues të rrugës evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy