Raporti i Komisionit Evropian konfirmoi, OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë frenuesit kryesorë në rrugën evropiane dhe në reformat e vendit, akuzojnë nga LSDM.

“Raporti thekson konstatimin shkatërrues se partia kryesore opozitare OBRM-PDUKM bllokoi në mënyrë aktive punën parlamentare, e cila ishte një pengesë e rëndësishme për përparimin.

Megjithatë, pavarësisht pengesave të opozitës, shteti vijon të plotësojë kushtet për rifillimin e negociatave për anëtarësim.

Bllokadat dhe pengesat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit në Kuvendin e Maqedonisë duhet të mposhten për hir të të gjithë qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit”, tha LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Raporti i KE-së konfirmon se Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë penguesit kryesor për rrugën evropiane të vendit appeared first on Telegrafi.