LSDM: Qytetarëve u kthehen 790 milionë denarë, po kërkohen gjithnjë e më shumë llogari fiskale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar pagesa e mjeteve nga TVSH-ja për tremujorin e tretë 2023. Gjithsej 790 milionë denarë ndodhen në llogaritë e gati gjysmë milioni qytetarëve, thonë nga LSDM-ja, duke theksuar se me projektin “TVSH-ja Ime”, për katër vjet, në llogaritë e qytetarëve janë kthyer gati 120 milionë euro.

“Përveç të ardhurave shtesë për përdoruesit, sipas partisë, kjo masë ndikon pozitivisht edhe në uljen e ekonomisë gri, pasi gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë llogari fiskale.

Nga janari 2023 është rritur pragu për rimbursim të një pjese të TVSH-së të shprehur në llogaritë fiskale, nga 1.800 denarë për një tremujor, në 2.100 denarë, gjegjësisht 8.400 denarë në vit për shfrytëzues, dhe shuma për rimbursim përmes TVSH-së time mund të rritet dhe tutje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nëse në një familje, shtojnë nga atje, janë dy shfrytëzues të kësaj mase, në buxhetin familjar për një vit hynë 16.800 denarë./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Qytetarëve u kthehen 790 milionë denarë, po kërkohen gjithnjë e më shumë llogari fiskale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy