
Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri ka pasur rritjen më të madhe prej 100%, ndonëse nuk ka pasur krizë globale energjetike.
Bëhet fjalë për kohën kur Hristijan Mickoski ishte këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit dhe më pas drejtor i ESM-së, akuzojnë nga LSDM.
“Pa as më të voglin turp, edhe pse nuk kishte krizë globale energjetike, Mickoski dhe OBRM-PDUKM e ngritën rrymën për 100%, e hoqën tarifën e lirë ditore dhe më pas pasi opozita kundërshtoi kthimin e saj.
Në vend të objekteve energjetike, paratë janë shpenzuar për monumente, barok dhe shelgje zie në kohën e OBRM-PDUKM-së në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Mickoski është drejtori më i pasuksesshëm i ESM.
Kur ndodhi kriza globale energjetike, ishin Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja e tij që parashikuan se rryma në vendin tonë do të kushtonte deri në 40 për qind”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
The post LSDM: Qytetarët e dinë se OBRM-PDUKM e ka rritur rrymën për 100% pa krizë energjetike appeared first on Telegrafi.