LSDM përmes një njoftimi tha se janë miratuar ndryshimet ligjore, ndërsa TVSH nga 18% është ulur në 5%.

“Kuvendi sot i miratoi ndryshimet në Ligjin për vlerë të shtuar me të cilën TVSH-ja për energjinë elektrike zvogëlohet nga 18 në 5”, njoftojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se edhe pse ka pasur bllokime nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, shumica kuvendare, thonë nga LSDM, edhe një herë dëshmoi përkushtim në mbrojtjen dhe avancimin e standardit jetësor për qytetarët.

“Ulja e vlerës së shtuar ka për qëllim të ketë çmime më të ulëta dhe t’u ndihmojë qytetarëve në uljen e shpenzimeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Qytetarët do të kenë fatura më të vogla të rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.