LSDM: Qytetarët do kenë Qeveri të re që do të përkushtohet në rritje ekonomike dhe zhvillim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe kryetari Zoran Zaev, përbëhet nga kuadro të ndershme, profesionale dhe të përgjegjshme, dhe në mandatin 4-vjeçar do të punojë në realizimin e programeve, dhe më kryesorja në rritjen ekonomike dhe zhvillimin”.

Sipas tyre, në rend të parë të agjendës së Qeverisë së re është ekonomia e Maqedonisë që do të sigurojë standardin e qytetarëve.

“Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë rritja e pagave, investimi në vende të reja të punës, mbështetje e vazhdueshme për sektorin e brendshëm privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se do të kujdesen për të rinjtë, për gjithë qytetarët e posaçërisht për të varfrit.

Advertisement

“Anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE sjellin stabilitet dhe nxitje të rritjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

The post LSDM: Qytetarët do kenë Qeveri të re që do të përkushtohet në rritje ekonomike dhe zhvillim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy