LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Derisa qeveria e Mickoskit është duke fluturuar në qiell dhe planifikon të blejë Aeroplan, Maqedonia e Veriut, renditet e treta në Evropë sipas shtrenjtimit të bukës”, thonë nga LSDM-ja duke u thirrur në të dhënat e fundit të EUROSTAT-it.

Socialdemokratët thonë se kjo paraqet rezultat të poliikave të gabuara ekonomike të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit që favorizojnë elitat kurse harrojnë qytetarët.

“Shtrenjtimet e mëdha dhe çmimet e larta po gëlltisin të ardhurat e familjeve në Maqedoni dhe paraqesin kërcënim për rritje të varfërisë. Nuk kemi bukë kurse blejmë çokollata, është pjesë e politikës së kësaj qeverie”, reagojnë nga LSDM-ja.

Opozitarja LSDM kërkon që Qeveria të pranojë propozimet e LSDM-së.

Advertisement

-Të hiqet TVSH-ja për produktet themelore të ushqimit;

-Të rritet paga minimale dhe pagat në resorët tjerë;

-Të ndërmerren masa për kontrollin e çmimeve të ushqimit dhe energjensave, thuhet në reagimin e LSDM-së.

The post LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy