Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit, në propozim-buxhetin për vitin 2025, ka reduktuar paratë për mbështetjen e kompanive vendore nga 340 në vetëm 220 milionë denarë.

Nga LSDM thonë se janë rritur paratë për përkrahjen e kompanive të huaja.

“Kjo politikë e neglizhimit të kompanive vendore dhe favorizimit të atyre të huaja i vë punëtorët e RMV-së në pozitë të varur, sjell pabarazi ekonomike dhe paga të ulëta”.

“Për kompanitë që punësojnë 80% të të gjithë të punësuarve në shtet, qeveria e Mickoskit parashikon më pak para, ndërsa ato që nxjerrin fitimin jashtë më shumë. Kjo nuk është një qasje e drejtë ndaj kompanive vendase dhe punëtorëve në këto kompani”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Qeveria nuk i do kompanitë vendore, në buxhetin për vitin 2025 ua ka shkurtuar mjetet financiare appeared first on Telegrafi.