LSDM: Qeveria më kot u mundua të mbulojë skandalin me faljet e presidentes, Mickoski duket komik në deklarata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM ka reaguar ndaj faljeve që presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka miratuar ndaj disa personave me prapavijë kriminale dhe të ngjajshme.

“Vendimi për faljen e kriminelëve dhe narko-bosave është miratuar dhe nënshkruar personalisht nga Presidentja Siljanovska – Davkova, me propozim të Komisionit që vet e ka zgjedhur”,  thonë nga LSDM-ja, duke pohuar se pas reagimeve të ashpra të opinionit, Qeveria nuk di si ta mbulojë këtë skandal.

“Në stilin “nuk e kam ditur” Siljanovska fillimisht u përpoq që fajin t`ia hedh Komisionit. Pasi kjo nuk kaloi, qeveria arrestoi Akif Ravmanovskin duke u përpjekur ta mbulojë skandalin me faljet. Farsa kulminoi sot me deklaratat komike të Mickoskit për “vezë qyqesh”. S`ka ikje, gjithçka është e qartë, OBRM-PDUKM – ZNAM – VLEN kanë marrëveshje me strukturat kriminale. Mickoski duhet të përgjigjet nëse ai e ka porositur amnistimin? Kush do të bart përgjegjësi për këtë skandal”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

 

Advertisement

The post LSDM: Qeveria më kot u mundua të mbulojë skandalin me faljet e presidentes, Mickoski duket komik në deklarata appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy