LSDM: Qeveria e re do të ketë më pak ministri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM informon se kanë filluar negociata serioze, të plota me kryetarët dhe përfaqësuesit e lartë të partive politike që janë pjesë e përbërjes së re parlamentare, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një qeverie të përkushtuar, detyra e së cilës do të jetë zbatimi i reformës serioze në administratën publike.

“Reforma do të sjellë shërbim efikas për nevojat e qytetarëve, por edhe një ndryshim që do të zvogëlojë vëllimin e administratës me 20%. Parashihet një numër më i vogël i ministrave dhe racionalizimi i shërbimeve publike, të cilat në të njëjtën kohë do të ofrojnë një numër më të madh dhe shërbime më të shpejta për qytetarët.

“Administrata duhet të shërbejë, të mos jetë një barrë për qytetarët, ndërsa për këtë arsye ata që janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve do të punojnë në administratë”, njoftojnë nga partia.

Sipas tyre, pjesë e reformës së administratës është heqja e shpenzimeve të udhëtimit për deputetët në Kuvend, sepse kjo tregoi mundësinë e abuzimit dhe uli seriozisht besimin e qytetarëve te përfaqësuesit e tyre./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Qeveria e re do të ketë më pak ministri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy