Nga LSDM theksojnë se po e kuptojnë revoltën e punëtorëve në sektorin public dhe se i mbështesin kërkesat e tyre për rritjen e pagave që janë të arsyeshme.
“Pagat stagnojnë, fuqia punëtore e punëtorëve zvogëlohet, kurse politikat e Qeverisë së Mickoskit janë vetëm për biznes interesat e elitës. Gjatë shtatë muajve, nuk ka ndryshuar paga minimale, ndërsa paga mesatare ka stagnuar”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se sipas të dhënave të ESHS-së, shpenzimet për jetesë në dhjetor u rritën për 4.4% në, kurse prodhimet bazë u rritën për 4.3%.
“LSDM është në anën e punëtorëve dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr hapa për rritjen e pagave dhe të sigurojë baraza të plotë te të punësuarit në administratë. Nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive duhet të jetë prioritet”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Qeveria duhet të sigurojë barazi të plotë te të punësuarit në sektorin publik appeared first on Telegrafi.