Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-sëthuhet se “që në 100 ditët e para të mandatit do të miratohet model për pastrimin e gjyqësisë”.

“Rendi, drejtësia dhe disiplina, ndërtimi i një shteti juridik të fuqishëm dhe të pavarur dhe sundimi joselektiv i të drejtës janë prioritetet kryesore të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM në mandatin e ri”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këshilli Gjyqësor, thonë nga LSDM, sipas ligjeve të reja, duhet të kontrollojë në mënyrë të detajuar punën e gjykatësve, posaçërisht në disa veprime në lëndë që u vjetërsuan me anulime.

“Në fillim të vitit të ardhshëm, më vonë deri në pranverë, pritet të fillojë edhe monitoringu BE i rasteve gjyqësore të profilit të lartë, për rreth 50 lëndë në vit. Në këtë proces do të përfshihen ekspertë nga jashtë dhe ekspertët vendor të angazhuar nga BE dhe OSBE”, sqarojnë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se revizioni do të bëhet me zgjedhje rastësore të 5% t lëndëve të profilit të lartë dhe do të shihen arsyet e vjetërsimit të lënëve.

“Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria do të përgatisin model të ri për parandalimin e keqpërdorimeve të sistemit të gjykatësve porotë dhe përmes mënyrë se zgjedhjes, rregulla për konfliktin e interesit, përforcimin e përgjegjësisë së gjykatësve porotë dhe procedura për votim gjatë marrjes së vendimeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Që në 100 ditët e para të mandatit do të miratohet modeli për pastrimin e gjyqësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";