
Nga LSDM sot përmes një kumtese pyesin autoritetet se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan.
“Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga tragjedia e Koçanit, opinioni ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet kryesore: kush është përgjegjës për zjarrin që ra në “Pulse” dhe kush është përgjegjës për serinë e gabimeve të sigurisë?
Ende nuk ka pasur një zgjerim të hetimit për gabimet e sigurisë të bëra natën fatale, as ato që i paraprinë.
Në pyetje nuk është thirrur asnjë funksionarë aktual, nuk është hapur asnjë procedurë ndaj askujt në MPB, DBK Koçan, SPB Shtip dhe BSB të cilët në ditën e tragjedisë më 16 mars, kanë qenë në pozitat e tyre”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM pyesin se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua? /Telegrafi/
The post LSDM: Pse nuk është zgjeruar hetimi për rastin në Koçan? appeared first on Telegrafi.