Deputetja nga radhët e LSDM-së, Bisera Kostadinovska – Stojçevska në konferencë për shtyp tha se “Propozimi-ligji për libra dhe materialet e tjera arsimore janë në përputhje të plotë me praktikat evropiane, por edhe me kohën dhe periudhën e IT teknologjisë, në të cilën jetojnë në rinjtë.
“Me reformën vendoset digjitalizimi me etapa i procesit arsimor, do të sigurojë më shumë interaktivitet, do të zvogëlojë mësimin në kushte shtëpie dhe po ashtu do të vendoset më shumë përfshirje, duke pasur parasysh se librat do të jenë të qasshëm edhe në format audio për nxënësit me shikim të dëmtuar”, tha Stojeçevska.
Ajo shton se filmat, animacionet, video tregimet, fotografitë dhe detyra do të jenë pjesë e refromave për digjitalizim të arsimit që vitin e ardhshëm do të zbatohet si pilot projekt vetëm në klasën e katërt.
“Reforma e procesit arsimor është përgjigje e kërkesave të mësimdhënësve dhe të shumë gjeneratave të nxënësve për arsim më cilësor dhe të ardhme më të mirë. Kur vendoset koncept i ri evropian dhe modern në arsim, në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve, OBRM-PDUKM bllokon dhe proteston duke u fshehur pas nismave qytetare me qëllim që të bllokojë reformat në arsim”, tha ajo.
Sipas saj, partia opozitare nuk heq dorë nga përpjekjet për bllokim në arsim dhe reforma në arsim dhe digjitalizim të procesit arsimor, ndërsa protestat e sotme të OBRM-PDUKM-së, siç thotë ajo, janë përpjekje e dëmshme ndaj mësimdhënësve, nxënësve dhe procesit arsimor./Telegrafi/
The post LSDM: Protestat e OBRM-PDUKM-së nuk do të bllokojnë reformat në arsim appeared first on Telegrafi.