LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorët e ish Prokurorisë Speciale nesër pritet të rehatohen në Prokurori të Lartë dhe Krim të organizuar. Nga 10 zgjedhjet që pritet të bëhen nesër, 5 prej tyre janë nga ish PSP-ja. Prokurorja në rastin “Monstra”, Fatime Fetai, jo zyrtarisht pritet të emërohet në Prokurorinë e lartë. Propozimi i saj vjen nga LSDM-ja.

Burime brenda Këshillit të Prokurorëve Publik bëjnë të ditur se ndaj propozimit të Fetait ka pasur reagime pikërisht për shkak të qasjes saj në rastin ”Monstra”. Një tjetër ish prokuror special që gjen rehati në organin e lartë të akuzës është Burim Rrustemi i cili kishte përfaqësuar akuzën në rastin ”Sopoti”. Ky i fundit në këtë pozitë vjen më propozim të BDI-së.

Tre prokurorë të tjerë që po ashtu vijnë me propozim të LSDM-së janë Naum Panovski, i cili kishte konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale në denoncimin e pensionistes nga Shkupi e cila kishte paraqitur se ishte mashtrua nga Boki 13 në rastin “Reket”. Snezhana Bundalevska dhe Sasho Rajçev i cili për momentin është shef i Prokurorisë së Shkupit.

Ekipi i Villa Ruskoskas do të fitojë edhe 5 prokurorë të ri. 3 prej tyre janë nga Prokuroria Speciale e mbetur në histori tashmë. Behët fjalë për Artan Ajro, Trajçe Pelivanov si dhe prokuroren Lile Stefanova e cila së fundi është në fokus të opinionit për shkak të hetimeve në rastet “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno” ku të dyshuar janë: biznesmeni Orce Kamçev, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Me propozim të LSDM-së në këtë organ janë propozuar edhe Natasha Poptrajkova dhe Katerian Kollareviq.

Advertisement

Edhe pse Këshilli i Prokurorëve e shtyu zgjedhjen e prokurorëve në prokurori të lartë dhe krim të organizuar për disa muaj dhe kryetari i këshillit Aco Kolevski tentoi ta bind opinion se po i bëjnë përgatitjet e fundit dhe po i shterin të gjitha argumentet duke garantuar se nuk do të ketë ndikime politike, burime jo zyrtare të Alsat bëjnë të ditur se emrat e prokurorëve janë dorëzuar të gatshëm në Këshill.

Pas presionit të gazetarëve, seanca e nesërme do të jetë publike, për të cilën paraprakisht këshilli kishte konstatuar se nuk mund të jetë e tillë, pavarësisht se ligji kategorizon se seanca për zgjedhjet e prokurorëve duhet të jenë publike dhe transparente.

The post LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy