Partia opozitare maqedonase kërkon që Prouroria Publike të veprojë në rastin me ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski, për të cilin thonë se ka kurdisur tenderë në ministrinë e tij.

Nga LSDM thonë se hapi i parë i KSHPK-së pasi hapën rast për këtë është në drejtimin e duhur, ndërsa tani kërkojnë që të përfshihet edhe Prokuroria Publike.

“Provat janë të qarta: kompania e bashkëshortit të Klinçarovës, i cili është sekretar shtetëror në ministrinë e Andonovskit, ka fituar dy tenderë dhe ministri Andonovski është nënshkrues i kontratave. Ky është një rast i qartë i konfliktit të interesit dhe një dyshim i bazuar për korrupsion. Prokuroria Publike duhet të hapë një hetim sot.

“Rrjetet e tenderëve të OBRM-PDUKM-së duhet të ekspozohen dhe përgjegjësit të sanksionohen. LSDM nuk do të lejojë që kjo aferë të mbulohet – çdo aktor i këtij rrjeti kriminal duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski appeared first on Telegrafi.