Mickoski ishte kundër NATO-s, tani është kundër BE-së, akuzojnë nga LSDM-ja e Kovaçevskit, duke shtuar se politika e vetme e Mickoskit janë bllokadat.

“E vetmja politikë e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së së tij është politika e bllokadës, izolimit dhe frenimit të proceseve që nënkuptojnë jetë më të mirë dhe integrim të shtetit. Mickoski ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe ishte i vetmi që nuk e përgëzoi pranimin e vendit në Aleancë. I njëjti Mickoski sot është kundër anëtarësimit në BE”, thonë nga LSDM.

Nga partia e kryeministrit Kovaçevski thonë se OBRM ka ndryshuar retorikën rreth ndryshimeve kushtetuese, pasi në fillim, sipas LSDM-së, Mickoski ka thënë se kuadri i negociatave do të çonte në bullgarizim dhe asimilim.

“Pasi dështoi ajo gënjeshtër, ai më vonë gënjeu se gjuha do të rrezikohej, se nuk do të quhej më maqedonase, kështu që pas nënshkrimit të Marrëveshjes me FRONTEX në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, ai shpiku një diktat bullgar, të gjitha me qëllimin për të punuar kundër integrimit në BE… Blloku pro-evropian do të sigurojë anëtarësimin në BE, qytetarët tanë nuk e meritojnë të ulen sërish në dhomën e pritjes siç thotë vetë Mickoski se nëse duhet do të presim 10, 20 apo edhe 30 vjet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Politika e vetme e Mickoskit dhe OBRM-së është ajo e bllokadës appeared first on Telegrafi.