Partia në pushtet LSDM përmes një deklarate për media ka treguar se qeveria aktualisht po punon në rikonceptimin e masave anti-krizë ndërsa ka treguar se disa nga masat planifikohet që të ngelin në fuqi.
“Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, qeveria e udhëhequr nga LSDM po merr masa për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve të saj dhe për të zbutur pasojat. Për momentin po punohet për rikonceptimin e masave në mënyrë që ato të jenë më të targetuara në periudhën në vijim dhe të synojnë më së shumti mbështetjen e më të prekurve nga kriza dhe që nga fillimi i vitit janë zbatuar një sërë masash për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe likuiditetin kompanive. Masa për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët është ende e rëndësishme. Me ndihmën e këtyre subvencioneve, një familje mesatare kursen rreth 2000 denarë në muaj nga faturat e energjisë elektrike. Pa subvencionet shtetërore për rrymë, çdo familje do ta kishte faturën e energjisë elektrike më të lartë për 2000 denarë. Në të njëjtën kohë, ndihmohen kategoritë e rrezikuara të qytetarëve që marrin subvencione shtesë në faturat e energjisë elektrike. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me masat e reja dhe format e reja të ndihmës në mbështetje të qytetarëve dhe kompanive në përballjen me pasojat e krizës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, paketa me masat e reja anti-krizë u përfol para disa ditëve dhe nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski dhe e njejta pritet të bëhet publike së shpejti.
The post LSDM: Po rikonceptohet paketa e re e masave anti-krizë, subvencionimi i energjisë elektrike do të mbetet në fuqi appeared first on Telegrafi.