Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski është ai që shkel protokollet shëndetësore dhe luan me shëndetin e qytetarëve në kohën kur ka rritje të rasteve aktive.

“Partia e tij aktron shqetësim të rremë dhe në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa ai pasdite shkel protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnv se për shkelje të protokolleve duhet të mbahet përgjegjësi ndërsa institucionet duhet të reagojnë ndaj një sjellje skandaloze të Mickoskit.

“Mickoski që nga fillimi i pandemisë sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Rrezikonte procesin e vaksinimit dhe fshihej nëpër kafene. Është e qartë pse Mickoski nuk dënoi sjelljen e kryetarit të Ohrit, Kiril Pecakov i cili në vend të vetizolimit, u shfaq në festë fetare te qytetarët”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Përgjegjësi për sjelljen e turpshme të Mickoski i cili shkel protokollet shëndetësore appeared first on Telegrafi.