LSDM: Përgatitet rritje e madhe e pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) premton se është duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave.

Kjo siç thonë nga partia, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.

“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës”.

“Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të sigurojë mjete për këta qytetarë”, thonë nga LSDM.

Advertisement

The post LSDM: Përgatitet rritje e madhe e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy