LSDM: Për tre vjet paga mesatare është rritur për mbi 4.000 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM përmes një kumtese thonë se politikat e vërteta të tyre që synojnë interesin e qytetarëve dhe shtetit, po konfirmohen vazhdimisht.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore për punonjës në muajin qershor 2020 është 26.867 denarë. Kjo është për 4.059 denarë më shumë krahasuar me qershorin 2017 kur ishte 22.808 denarë. Edhe sot, në një kohë të krizës globale, tendenca e rritjes së pagave nuk janë ndalur, por përkundrazi ka vazhduar të rritet, falë masave efikase dhe me kohë ekonomike kundër krizës të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së kur kjo parti ishte në pushtet për një periudhë prej tre vjetësh (qershor 2014-qershor 2017), paga mesatare u rrit me vetëm 1.575 denarë, pra paga mesatare mujore e paguar mesatare për punonjës, në qershor 2014, ishte në 21.233 denarë./Telegrafi/

The post LSDM: Për tre vjet paga mesatare është rritur për mbi 4.000 denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy