LSDM: Për jë vit, përmes ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer 11 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimit të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “politikat e suksesshme dhe reale të LSDM-së po vërtetohen në vazhdimësi”.

“Koncepti i kthimit të parave te qytetarët u vërtetua dhe është i suksesshëm. Po vijon pagesa e kthimit të TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor ndërsa shuma është 334 milionë denarë apo 5.440.000 euro”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata sqarojnë se kthimi i TVSH-së është 20% te prodhimet vendore dhe 10% te produktet tjera dhe se në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia vendore.

“Për vetëm një vit nga vendosja ‘TVSH-ja ime’, rreth 670 milionë denarë apo 11 milionë euro janë kthyer te qytetarët, ndërsa numri i përdoruesve është rreth 300 mijë”, thuhet në njoftimin e partisë./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Për jë vit, përmes ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer 11 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy