Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, që të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të tetorit.
Nga LSDM thonë nuk janë penduar për vendimin që mos të e kandidojnë edhe për një mandat kryetarin aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Nga LSDM gjithashtu thonë se ky vendim i Dimitrievskit do ta lehtësojë zgjedhjen e kumanovarëve më 17 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“LSDM-ja do ta japë ofertën më të mirë për qytetarët e Kumanovës në këto zgjedhje lokale, kurse emri i kandidatit dhe listës së këshilltarëve do të publikohet së shpejti. Ai që ua kthen shpinën qytetarëve, mbështetësve të opsionit demokratik dhe progresiv, anëtarësisë dhe bazës së LSDM-së, nuk mund të jetë opsioni më i mirë për kumanovarët. Për LSDM-në, interesi i qytetarëve të Kumanovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë para interesit të Maksim Dimitrievskit apo interesit të cilitdo”, thanë nga LSDM-ja.
Dimitrievski për sot ka paralajmëruar se do të kumtojë edhe shkaqet e kandidimit të tij si i pavarur, por deri në këto momente ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë./Telegrafi/
The post LSDM për Dimitrievskin: Ua ktheu shpinën qytetarëve, nuk është zgjidhje e mirë për kumanovarët appeared first on Telegrafi.