Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se prioritet i institucioneve që udhëhiqen nga ata, është që të mbrojnë standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive.
Nga LSDM thonë se pakoja me 26 masa anti-krizë, që sipas tyre vlen 400 milionë euro, menjëherë ka dhënë rezultate.
“Me masën për uljen e marzheve në kombinim me masën për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë në 0%, çmimet e ushqimeve bazë mbeten të qëndrueshme. Këto masa përfshijnë bukën, miellin, vajin e gatimit, qumështin, sheqerin, mishin, vezët dhe orizin”.
“Me masa në kohë ne mbrojmë qytetarët nga goditja e çmimit të ushqimeve bazë. LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që mbrojnë standardin e të gjithë qytetarëve dhe sigurojnë stabilitet ekonomik”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Parandaluam rritjen e çmimeve për produktet ushqimore bazë appeared first on Telegrafi.