
Me ngritjen e mjegullës mediatike, Pandov dëshiron të mbulojë lirimin e të dënuarve nga 27 prilli, që është akt skandaloz i uzurpimit të institucionit, akuzojnë nga LSDM.
“Në vetëm dy javë të drejtimit të Pandovit, katër personave të dënuar për “27 prillin” u liruan nga burgu i Shtipit me pezullim të dënimit? Si u lirua Jane Çento, e dënuar për dhunën e 27 prillit me firmën e tij? Si u lirua Aleksandar Janevski Toshta, po ashtu i dënuar? Si u liruan nga burgu i Shtipit të dënuarit Oliver Popovski dhe Mitko Peshov? Si ka mundësi që me nënshkrimin e Pandovit dikush të ketë pushim në 30 ditë dënim?
Këto janë pyetjet të cilave duhet t’i përgjigjet Pandovi”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Pandov i liron nga burgu të dënuarit për “27 prillin” appeared first on Telegrafi.