Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM vazhdimisht bllokon ligje që janë në të mirën e qytetarëve dhe shtetit”.

“OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Mickoski nuk heq dorë nga bllokimi i ligjit, në të cilën shteti pas 80 viteve do të ketë një Qendër të re Klinike në Gjorçe Petrov në Shkup, dhe kjo dëshmon qartë se punon kundër sistemit shëndetësor dhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se gjatë qeverisjes së tyre 11 vjeçare kanë gënjyer qytetarët se do të ndërtojnë Klinikë të re, ndërsa sot kur janë krijuar kushtet për realizimin e këtij projekti kapital, ata pengojnë dhe bllokojnë dhe kjo, sipas LSDM-së, është dëshmi se e vetmja detyrë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së është bllokimi i ligjeve që janë në interes të qytetarëve.

Ata theksojnë se kjo parti kundërshton lehtësimin e kushteve për pensionim dhe se deklarimet e tyre se dëshirojnë që të përmirësojnë këtë ligj është dyfytyrësi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: OBRM-PDUKM vazhdimisht bllokon ligje që janë në të mirën e qytetarëve appeared first on Telegrafi.