
Por nga LSDM akuzojnë kreun e OBRM-PDUKM se u mundua të sabotoj aksionin policor, përmes shpërndarjes publike të informatave të karakterit të klasifikuar.
Nga partia në pushtet thonë se aksioni me dokumentet e falsifikuara të udhëtimit po zbatohet për një kohë të gjatë se e njëjta ka implikime ndërkombëtare.
“Për shkak të interesave personale Mickovski tentoi të rrezikoj aksionin policor dhe bashkëpunimin e policisë sonë me partnerët strategjik. Motivet dhe qëllimet për veprime të tilla duhet ti jep hetimi i pavarur dhe profesional para institucioneve kompetente. OBRM-PDUKM është simbol i dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, Mickovski është simbol i mbrojtjes së krimit dhe ajo është vërtetuar disa herë deri më tani”, deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.
Falsifikimet e pasaportave sipas LSDM-së kanë ndodhur pikërisht në kohën kur në pushtet ishte OBRM-PDUKM.
The post LSDM: OBRM-PDUKM u mundua ta sabotoj aksionin policor appeared first on Telegrafi.