LSDM: OBRM-PDUKM tu kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e lajmeve të rrejshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM po përpiqet me dëshpërim të përçmojë punën e doganierëve dhe sekuestrimin rekord të letrave me vlerë prej 92 milionë dollarësh, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Është e qartë se OBRM-PDUKM-ja e vlerëson luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore në krye me Stefan Bogoev.

Dezinformatat e dëshpëruara të OBRM-PDUKM-së janë mohuar dje. Të gjitha obligacionet e sekuestruara në aksionin e suksesshëm kanë afat, nuk kanë skaduar.

Gjithashtu, pasagjeri me të cilin janë gjetur obligacionet e ka pranuar fajin para gjykatës kompetente, pas së cilës gjykata ka marrë aktgjykim me të cilin janë konfiskuar obligacionet”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e lajmeve të rrejshme./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM tu kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e lajmeve të rrejshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy