LSDM: OBRM-PDUKM të tregojë nëse do t’i bashkëngjitet bllokut evropian apo do të qëndrojë me të “Majtën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Maqedonisë është koha për votim për Evropën, për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Ng atje theksojnë se të 120 deputetët kanë përgjegjësinë për t’u përfshirë në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane, të vendit tonë dhe të qytetarëve tanë.

“OBRM-PDUKM duhet të vendosë nëse do të mbetet nën pengun e “Së Majtës” në bllokun antievropian apo më në fund do të vendosë interesin shtetëror dhe do t’i bashkohet bllokut pro-evropian.

Bllokada e rrugës evropiane është bllokadë e një standardi më të mirë, pagave më të larta, rritjes më të madhe ekonomike, më shumë investimeve, arsimit më të mirë, bllokadës së mundësive për të rinjtë dhe vlerave evropiane.

Advertisement

Opozita ka përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit”, thonë nga LSDM.

Është e nevojshme, shtojnë nga atje, të përfitojmë nga mundësia historike që kemi, si dhe nga mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara, në kushtet kur po zbatohen reformat dhe kur negociatat po vazhdojnë përmes procesit të skriningut/Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM të tregojë nëse do t’i bashkëngjitet bllokut evropian apo do të qëndrojë me të “Majtën” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy