Partia në pushtet LSDM i bënë thirrje partisë opozitare OBRM–PDUKM-së që të merr çjesë në debatin për propozimin francez. Nga Vmro kërkojnë që qeveria ta hedh posh propozimin.
Mickoski të del para qytetarëve dhe të tregojë nëse angazhohet për anëtarësim në Unionin Euroaziatik, dhe nëse qëndrimi I tij është për ose kundër anëtarësimit të vendit në BE. Kështu deklaroi Darko Kaevski nga lidhja social demokrate, duke ju referuar siç tha, koalicionit të OBRM-PDUKM-së me partinë proruse “E majta”. Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që të merr pjesë në debatin për propozimin e fundit francez, duke përsëritur se me këtë propozim gjuha dhe identiteti janë të mbrotura ndërsa çështjet historike nuk janë pjesë e procesit negociues.
“OBRM-PDUKM të mos ik, por të merr pjesë në debatin e Kuvedit dhe deri atëherë të heq dorë nga bllokimet, skenaret destruktive dhe të përgjakshme me “Të majtën” proruse, dhe me Aleancësn, me të cilat deri tani nuk kishin sukses. Që kur dështoi koalicioni mes OBRM-PDUKM-së dhe Aleancës, tani Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasievi mbeten të vetëm dhe të izoluar në agjendën antievropiane. Vetëm OBRM-PDUKM dhe E MAJTA janë kundër BE-së,” deklaroi Darko Kaeski nga LSDM
Por nga OBRM-PDUKM nuk lëvizin nga qëndrimi I tyre kundër propozimit francez, ata thonë se në 8 ditët e fundit populli maqedonas po I thotë qartë JO, propozimit asimilues dhe poshtërues me të cilin siç theksojnë, bllokohet integrimi I vendit në BE. Ata nënvizojnë se Qeveria duhet urgjentisht ta hedh poshtë këtë propozim dhe nëse ndodh një gjë e tillë, OBRM-PDUKM do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
“Sa i përket fletës së dorëzuar në Kuvend, I bëjmë thirrje Talat Xhaferit që, ashtu siç deri më tani I ka kthyer propozim ligjet për ndonjë presje të gabuar ose që I hidhte amendamentet e opozitës në shportë, ta kthejë fletën e letrës në Qeveri si të pakompletuar dhe poshtërues. Edhe njëherë qartë dhe zëshëm I bëjmë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë JO-në e zëshme të popullit maqedonas dhe qytetarëve dhe të mos tentojë që përgjegjësinë e saj ta kalojë në Kuvend, tek deputetët që janë vetëm makinë votimi dhe asgjë më shumë,” deklaroi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM
Propozimi francez do të diskutohet në Kuvend, në ndërkohë që vazhdojnë protestat e qytetarëve kundër të njejtit, të cilat opozita I mbështet. Në disa raste këto protesta eskaluan, sot pauzohet për shkak të festës së Kurban Bajramit, protesta vazhdon përsëri nesër përpara godinës së Qeverisë.
The post LSDM: OBRM-PDUKM të merr pjesë në debatin për propozimin francez appeared first on Telegrafi.