“OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski e ka kthyer Maqedoninë në kompani private për punësim familjar dhe partiak”, reagon LSDM.

“Institucionet shtetërore po mbushen me personel, kualifikimet kryesore të të cilëve janë lidhjet familjare dhe partiake, ndërkohë që të rinjtë dhe të aftë po largohen nga vendi. Familja Andonovski është vetëm maja e ajsbergut. Babai Ljupço është këshilltar, vëllai Igori është shef, djali Stefani ministër – të gjitha në institucionet qeveritare që u shërbejnë interesave të OBRM-PDUKM-së. Ky është një sistem i pacipë nepotik që tregon se aftësitë dhe kualifikimet janë të parëndësishme në Maqedoninë nën sundimin e tyre. Dhe ndërsa zyrtarët e partisë po strehojnë familjet e tyre, të rinjtë dhe të arsimuarit janë lënë në mëshirën e fatit – me mundësi minimale për punë dhe një jetë dinjitoze. Në vend që të përdorin energjinë dhe potencialin e tyre për përparimin e vendit, ata janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit, sepse këtu ka vend vetëm për të afërmit e zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së. Nuk ofron as drejtësi, as mundësi të barabarta, por krijon një sistem që vret shpresën. Nepotizmi dhe konflikti i interesit që ata praktikojnë prek drejtpërdrejt qytetarët – nga institucionet, nga ekonomia, nga siguria. Qeveria nuk punon për popullin, por për ‘të vetët’. Rinia e Maqedonisë meriton drejtësi, barazi dhe mundësi, jo diktaturë partiake. Mjaft ky sistem i korruptuar që mbyt talentin dhe nxit emigracionin. Është koha për ndryshim!”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

The post LSDM: OBRM-PDUKM po punëson familjarë dhe partiakë në institucionet shtetërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";