OBRM-PDUKM arriti kulmin e shkatërrimit duke bllokuar ligjin për paga më të larta të 27.000 mësimdhënësve, të cilin padyshim nuk e lexuan, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Nëse do të kujdeseshin për mësimdhënësit, OBRM-PDUKM-ja do ta dinte se neni 21 i propozimit me ndryshimin e nenit 66 të ligjit të vjetër dhe shtimin e anëtarëve të rinj, definon plotësisht pagën e cila përbëhet nga një komponent bazë dhe një komponent i shprehur përmes pikëve.
Në përputhje me nenin 66-g, mësuesit që realizon mësimdhënien sipas planit mësimor, i paguhet paga e barabartë me pagën për 40 orë punë në javë, nëse ka një fond javor prej të paktën 10 orë mësimore.
OBRM-PDUKM nuk dëshiron të përballet me faktin se me rritjen e pagës minimale do të rritet paga e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në arsimin fillor dhe të mesëm”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: OBRM-PDUKM po bllokon Ligjin për paga më të larta për mësimdhënësit appeared first on Telegrafi.