LSDM: OBRM-PDUKM për 100% e rritet çmimin e rrymës dhe hoqi tarifën e lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “pas gjitha dëmeve që i bëri në sistemin energjetik, përmes projektve kriminale, OBRM-PDUKM s’ka kredibilitet të flasë për energjetikën”.

“Në kohën e OBRM-PDUKM-së, dhe kur Mickoski ishte këshilltar për energjetikë i Gruevskit, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100%, tarifa e lirë e rrymës u hoq, ndërsa shteti varret nga importimi i rrymës së shtrenjtë”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se për dallim nga OBRM-PDUKM, gjatë tre viteve janë LSDM ka bërë reforma në energjetikë.

“Vendimi i rritjes së çmimit të rrymës është marrë nga një trup i pavarur profesional, i Komisionit Rregullator për Energjetikë, në mënyrë që të ruhet funksionaliteti i sistemit energjetik në gjendje të jashtëzakonshme që vinë si pasojë e krizës së coronavirusit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga LSDM shtojnë se për t’u mbrojtur qytetarët, tarifa e lirë mbetet në fuqi dhe përmes kësaj tarife, 15 milionë euro mbesin te qytetarët.

“Edhe me korrektim të çmimit, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tej ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM për 100% e rritet çmimin e rrymës dhe hoqi tarifën e lirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy