Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në për bllokim të punës së Kuvendit.
Nga LSDM thonë se dje deputetët e OBRM-PDUKM-së e kanë penguar shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe nuk lejojnë që vullneti i qytetarëve të pasqyrohet edhe në trupet e Kuvendit.
“Në vitin e kaluar OBRM-PDUKM ka bllokuar 30-40 ligje me rëndësi të madhe për qytetarët. Njëri prej tyre është Ligji për mësimdhënësit, i cili parasheh rritje të pagave për ta”, thonë nga LSDM.
Më tej shtojnë se shumica parlamentare do të vazhdojë me angazhimin për të mundësuar punë normale të Kuvendit dhe trupave të tij./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post LSDM: OBRM-PDUKM në vazhdimësi e bllokon punën e Kuvendit appeared first on Telegrafi.