Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nervoza te Hristijan Mickoski dhe krerët e OBRM-PDUKM-së është e madhe për shkak se assesi nuk arrijnë ta mbrojnë krimit nga radhët e tyre dhe nuk arrijnë që t’i realizojnë porositën nga Budapesti”.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM për çdo ditë shpërndajnë lajme të rreme, të pavërteta dhe dezinformata dhe për shkak se mbështesin protesta në të cilat mbrohen kriminelë dhe dhunues.
“Mickoski dhe OBRM-PDUKM qëndruan pas të dhunuesve të dënuar të 27 prillit të cilët u përpiqën të vrasin deputetë, qëndruan pas krimit të tajkunit të tyre Orce Kamçev, nuk arrijnë ta mbrojnë krimine mentorit të tyre Sasho Mijallkov”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Ata shtojnë se i gjithë opinioni dëgjoi incizimin ku dëshmohet bashkëpunimi mes Zoran Mileski Kiçeec dhe Mikocskit, ndërsa Mickoski ka dështuar në, siç thonë nga LSDM, mbrojtjen e kriminelëve që e vendosën në krye të partisë./Telegrafi/
The post LSDM: OBRM-PDUKM në mbrojtje të kriminelëve appeared first on Telegrafi.