Nga LSDM përmes një komunikate shprehen se pas zgjedhjeve parlamentare u bë e qartë se OBRM-PDUKM e gënjeu popullin.

“Premtonin administratë efikase dhe të zvogëluar dhe me procedurë të përshpejtuar, pa analizë dhe implikime buxhetore, në mes të natës miratuan ligj për rritjen e numrit të ministrive”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Miteva dhe të tjerët kishin mundësi të flasin, por heshtën.

“Ata mund të flasin se si u ulën në prehrin e BDI-së. Çfarë të flasë Miteva e sa gënjeshtra të thotë, nuk mund të fshihet fakti se ajo është gënjeshtare bashkë me kolegët e saj. E gënjyen popullin”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LSDM: OBRM-PDUKM gënjeu popullin appeared first on Telegrafi.