OBRM-PDUKM nuk është gjë tjetër veçse një parti kriminale që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Dëshmia e fundit për këtë është rasti i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila ka konstatuar parregullsi dhe tani rekomandon që shteti t’i kthejë paratë, tha Trajan Dimkovski – kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave në LSDM.

Siç informon Dimkovski, bëhet fjalë për projekt të vitit 2015 në vlerë prej 660.000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

“Në atë periudhë ministër në ministrinë përkatëse ishte Mihail Cvetkov, ndërsa kryeministër i asaj qeverie të udhëhequr nga OBRM-PDUKM ishte Nikolla Gruevski. Në atë qeveri, kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar për energjetikë”, akuzojnë nga LSDM

LSDM i bënë thirrje Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që të veprojë për këtë rast dhe përmes procedurës ligjore, gjyqësore të sanksionojë të gjithë ata që vërtetohet se janë fajtorë dhe më pas t’i kthejë paratë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: OBRM-PDUKM është parti kriminale, ka përvetësuar 660 mijë euro për një projekt softuer appeared first on Telegrafi.