Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thonë se “OBRM-PDUKM e ka shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike”.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM ke ka hequr edhe tarifën e lirë ditore.

“Gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së. Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, OBRM-PDUKM e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e tyre përballhet me krizën energjetike, duke ndërmarë masat e nevojshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM e shtrenjtoi rrymën në kohën kur nuk kishte krizë energjetike appeared first on Telegrafi.