Nga LSDM theksojnë se gjykimet ku dënohet funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së janë vërtetim se kjo parti, sipas LSDM-së, është parti kriminale.
“Me vendime gjyqësore u vërtetua se janë organizatë kriminale, organizatë e larjes së parave, pasurimit ilegal përmes skemave të ndryshme, mashtrime zgjedhore dhe kriminalizim të procesit zgjedhor”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se shefi i Mickoskit, Nikolla Gruevski është dënuar me 11 vite në vetëm 3 lëndë gjyqësore.
“As Mickoski dhe as partia e tij nuk u distancuan nga krimi dhe nuk kërkuan falje”, thonë nga LSDM duke theksuar se në periudhën deri sa kanë ndodhur krimet, Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit.
Në fund këtyre vendimeve gjyqësore, nga LSDM kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit./Telegrafi/
The post LSDM: OBRM-PDUKM e Mickoskit është organizatë kriminale appeared first on Telegrafi.