Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM dhe Nikollovski vazhdojmë me rrena që shërbejnë vetëm për të ruajtur karrigen e Mickoskit”.

“Qytetarët qartë i thanë OBRM-PDUKM-së humbëse në gjashtë zgjedhje në këto katër vite, se nuk duan kriminelë, janë kundër mbrojtësve të krimit të vendosur në pallatin e bardhë, simbolin e korrupsioni”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se qytetarët janë kundër bllokuesve dhe pengimeve kundër shtetit si dhe përpjekjeve që të ngulfatet çdo përparim.

“OBRM-PDUKM vazhdimisht përpiqet diçka të bllokojë, bllokojnë Qendrën e re klinike, bllokojnë punën në Kuvend, në kohe pandemie rrezikojnë sistemin shëndetësor, mbledhin nënshkrime kundër regjistrimit, punuan kundër anëtarësimit në NATO”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas LSDM-së, në partinë opozitare maqedonase askush nuk ka besim për shkak se është shpallur nga si parti për lajme të rreme.

“Qytetarët janë kundër regjim,it, politikës destruktive dhe të papërgjgjshme të OBRM-PDUKM-së, Mickoskit, Milloshoskit dhe Nikollovskit, të cilët punojnë në dëm të interesit të shtetit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM dhe Nikollovski vazhdojnë me gënjeshtra appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";