LSDM ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së duke thënë se “OBRM-PDUKM dëshiron ta minojë hetimin e pavarur, objektiv dhe efikas për zjarrin në spitalin modular në Tetovë”.

Sipas tyre, politizimi parazgjedhor i tragjedisë është përpjekje dëshpëruese e OBRM-PDUKM-së për të fshehur mospasjen e ofertës dhe e din se do të humbasin.

“Nuk do të lejojnë që gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së të ndikojnë ndaj hetimit. Institucionet kanë profesionalitet dhe kapacitet për të zbatuar hetim efikas. Përfshirja e ekspertëve të huaj në zbulimin e arsyeve të zjarrit është vërtetim shtesë për objektivitet në procedurë”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, secili do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohet dhe se opinioni do të njoftohet për çdo pikë të raportit hetimor dhe veprimet që do të ndërmerren./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: OBRM-PDUKM dëshiron ta minojë hetimin e pavarur për zjarrin appeared first on Telegrafi.