LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan, ndërsa të presë donacione për ilaçet në onkologji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM.

“Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit.

Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë boshe dhe një tufë gënjeshtrash”, thonë nga LSDM.

Nga atje ata akuzojnë qeverinë se i shpenzon paratë e qytetarëve për luks, mobilie, aeroplanë dhe udhëtime të shtrenjta.

Advertisement

“Qeveria duhet të ndalojë menjëherë shpenzimin e parave për luksin e zyrtarëve qeveritarë dhe t’i drejtojë ato drejt nevojave reale të njerëzve. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të ofruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan, ndërsa të presë donacione për ilaçet në onkologji appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy