
Pikërisht një javë më parë Maqedonia u godit nga tragjedia më e rëndë në historinë e fundit. Humbëm 59 jetë të rinj. Në ato momente më të vështira, si parti vendosëm të heshtim dhe të mos politizojmë. Ne vendosëm që të mos i hedhim kripë plagës së familjeve të të ndjerit. Ishte e përgjegjshme dhe njerëzore, thonë nga LSDM.
I kemi dhënë shtatë ditë afat organeve të drejtësisë që të dëshmojnë se po kryejnë një hetim të pavarur, të plotë dhe mbi të gjitha jo selektive për këtë ngjarje të tmerrshme. LSDM-ja përkrah një hetim të pavarur, të plotë dhe jo selektiv dhe ne i mbështesim institucionet në këtë. Këtë e kërkojnë me zë të lartë qytetarët.
Por sot, shtatë ditë më vonë, jemi të obliguar t’i shtrojmë pyetjet reale që lindin, për të cilat fatkeqësisht nuk ka përgjigje nga institucionet kompetente.
Pasi ministri Toshkovski raportoi se ka përfunduar faza e parë e hetimeve dhe dyshohen 32 persona, sot ai dhe prokurori Kocevski duhet t’i përgjigjen pyetjeve legjitime të mëposhtme.
A është e vërtetë që:
Asnjë nga komandantët, inspektorët dhe udhëheqja e Byrosë për Siguri Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Policinë rajonale të Koçanit dhe atë të policisë rajonale të Shtipit, të cilët duhet të kenë ditur se çfarë po ndodh, nuk janë në paraburgim?
A po zhvillohet një hetim ndaj ndonjërit prej tyre? Dhe nëse nuk po zhvillohet, si është e mundur të mos hetohen persona që kanë qenë në poste përgjegjëse atë mbrëmje, me detyrën dhe autoritetin për të reaguar – por nuk e kanë bërë këtë?
A është e vërtetë që të shtatë punonjësit e MPB-së që aktualisht ndodhen në paraburgim nuk kanë qenë në detyrë ditën e zjarrit të disko?”, pyesin nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Nuk duhet të ketë selektivitet, duhet të hetohen të gjitha dështimet e MPB-së në Koçan appeared first on Telegrafi.