Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski dhe funksionarët e OBRM-PDUKM-së, gjatë krizës, po shkelin masat dhe keqpërdorin institucionet për interesa partiake dhe personale”.
“Edhe pse i gjithë opinioni e pa eMickoski se si po hyn në fitnes të mbyllur me zyrtarë të policisë që nuk mbanin doreza, megjithatë ministri i MPB-së, Naqe Çulev pengoi zbardhjen e rastit. Nën mbrojtjen e Çulevit, Mickoski edhe një herë nuk respektoi masat dhe u ul në kafene, ku për dy orë është fshehur nga inspektorët bashkërisht me Ljupço Andonovski, këshilltar i Çulevit i cili ka qenë në tryezë dhe ka bërë plan për ta shpëtuar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM thonë se pas Mickoskit edhe zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski dëshmoi se nuk respekton ndalesat dhe protokollet dhe se gjatë orës policore ka udhëtuar nga Strumica për në Shkup.
“Duket se e vetmja punë e ministrit nga radhët e OBRM-PDUKM-së në Qeverinë teknik është mbrojtja e miqve partiakë dhe keqpërdorimi i policisë për trysni dhe kërcënime”shprehen nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Nën mborjtjen e Çulevit, Mickoski dhe OBRM-PDUKM shkelin masat dhe protokollet për mbrojtje nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.