OBRM-PDUKM prej muajsh pohonte se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, akuzojnë nga LSDM.

“Me hyrjen e OBRM-PDUKM-së në Qeverinë teknike, ministri i tyre krijoi kaos të mëtejshëm, u përpoq të krijonte panik te qytetarët duke shpallur gjoba dhe e ndërlikoi procesin e lëshimit të pasaportave.

Në vend të rritjes së kapacitetit për fotografim dhe nxjerrje të pasaportave, OBRM-PDUKM hoqi nxjerrjen e pasaportave pa termin.

Ndikon negativisht sepse zvogëlon numrin e qytetarëve që mund të fotografojnë dhe nga ana tjetër e zgjat në mënyrë drastike procesin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të mund të pajisen me pasaportë të re për muaj të tërë dhe po ashtu vë në pikëpyetje afatin ligjor për lëshimin e pasaportës”, thonë nga LSDM.

Me propozim të LSDM-së, shtojnë nga atje, janë miratuar zgjidhjet për vozitje dhe komunikacion, por MPB e ka vonuar zbatimin./Telegrafi/

The post LSDM: Në vend të zgjidhjes, OBRM-PDUKM po bllokon dhënien e pasaportave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";