Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se është dekonstruktive gjatë gjendjes së rënduar me pandeminë.

Nga LSDM thonë se në vend të ndihmës në luftën me coronavirusin, OBRM-PDUKM e rëndon sistemin shëndetësor.

“Nga fillimi i pandemisë deri më sot, qytetarët dëshmojnë për qëndrimin shkatërrues dhe të papërgjegjshëm të OBRM-PDUKM-së.

Në vend që të ofronte ndihmë dhe mbështetje simbolike për punëtorët shëndetësorë, OBRM-PDUKM ka minuar luftën kundër pandemisë gjatë gjithë vitit, duke punuar kështu në dëm të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se qytetarët e kanë të qartë kët sjellje të opozitës dhe sipas tyre, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM do të mposhten sërish./Telegrafi/

The post LSDM: Në vend të ndihmës në luftën ndaj coronavirusit, opozita e rëndon sistemin shëndetësor appeared first on Telegrafi.