LSDM në Tetovë do të garojë me kandidat të vet, në rreth të dytë do të mbështesë kandidatin me më së shumti vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zoran Zaev pas takimeve që ka pasur me kryetarin e PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, Menduh Thaçi dhe Bilall Kasami, pritet të takohet edhe me kryetarin e BDU-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se është konfirmuar se do të ndihmojnë njëri tjetrit në zgjedhje, edhe pse zgjedhjet lokale janë më ndryshe se zgjedhjet parlamentare dhe shumë varet nga kandidatët.

Në pyetjen e gazetarëve se kë do të mbështesë LSDM në Tetovë, Zaev tha se më mirë është që secili të del me kandidat të tyre në rreth të parë, dhe më pas do të mbështetet ai që shkon në rreth të dytë.

“LSDM do ta mbështesë LSDM-në. Atje kemi tre partnerë të koalicionit që do të garojnë me kandidatë të tyre. Për ne anketat tregojnë se qëndrojmë mirë dhe është e logjikshme të shkojmë me kandidatin tonë, ndërsa në rreth të dytë, nëse garojnë një parti opozitare me një në Qeveri, duhet të mbështeten partnerët e koalicionit”, tha Zaev.

Ai shtoi se këto ditë do të bisedohet edhe për ligjin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për disa ditë për shkak në të njëjtën kohë mbahet edhe regjistrimi./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM në Tetovë do të garojë me kandidat të vet, në rreth të dytë do të mbështesë kandidatin me më së shumti vota appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy