LSDM: Në kohën e OBRM-PDUKM-së nuk kishte ndërtim të kopshteve dhe shkollave, janë vjedhur 57 milion euro për 11 përmendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rasti Feniks, i cili është hapur nga institucioni kompetent, Prokuroria, ka treguar se OBRM-PDUKM ka keqpërdorur 57 milionë euro, para të qytetarëve, vetëm për 11 monumente, akuzojnë nga LSDM-ja

Nga LSDM theksojnë se derisa populli varfërohej, OBRM-PDUKM po vidhte para në kurriz të popullit.

“Çështja është se sa kopshte, sa shkolla, spitale mund të ishin ndërtuar, për të mirën e popullit. Por OBRM-PDUKM vendosi që në vend të kopshteve, shkollave, spitaleve, paratë e njerëzve të përfundojnë në xhepat e dikujt. Prandaj në kohën e OBRM-PDUKM-së nuk ka pasur çerdhe të reja, shkolla të reja, sepse është vjedhur”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Në kohën e OBRM-PDUKM-së nuk kishte ndërtim të kopshteve dhe shkollave, janë vjedhur 57 milion euro për 11 përmendore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy